Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, thuhet se ka dalë si objektivi kryesor i transferimeve të Barcelonës për në afatin kalimtar të janarit.
Gjiganti katalunas po ecën mirë në kampionat, ku janë lider, por edhe në Ligën e Kampionëve me tri fitore nga tri ndeshje në grup.
Megjithatë, për dallim nga sulmi dhe mesfusha, reparti i mbrojtjes është më i dobët dhe me më pak lojtarë te skuadra katalunase.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Barça ende po punon për të sjellë një qendërmbrojtës, pasi i është kërkuar edhe gjatë verës nga trajneri Ernesto Valverde.
Edhe pse Yerry Mina pritet të mbërrijë nga Palmeiras në dimër, gazeta thotë se Blaugranët po shkojnë talentin De Ligt.
Mbrojtësi i Ajaxit tashmë është një reprezentues i kombëtares së Holandës, pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, por thuhet se potencial “të pashoq nga mbrojtësit e tjerë në moshën e tij”.
Mundo Deportivo shton se Barça po e shikon edhe adoleshentin francez Dayot Upamecano, i cili luan për RB Leipzig, por arritja e tij do të ishte më e vështirë duke pasur parasysh se ekipi i tij është në Ligën e Kampionëve dhe nuk kanë nevojë për para.
Ndryshe, për mbrojtësin holandez të Ajaxit interesim ka shprehur edhe rivali i madh i Barcelonës, Real Madridi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NQMPKJy7IeY