Raphael Varane ka paralajmëruar largimin nga kampioni i Evropës, Real Madrid.
Mbrojtësi francez dëshiron një aventurë të re dhe Reali është gati ta lë të lirë.
Los Blancos janë duke kërkuar afrimin e një tjetër qendërmbrojtësi, derisa objektivi kryesor mbetet Matthijs De Ligt.
Talenti holandez ka impresionuar me paraqitjet e tij në dy vitet e fundit me fanellën e Ajaxit dhe Kombëtares holandeze.
Kjo ka bërë që edhe çmimi i tij të rritet dukshëm në tregun e transferimeve.
E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se De Ligt është synimi kryesor i Realit për repartin defensivë.
Kampionët aktual të Evropës janë gati t’i përmbushin kërkesat e Ajaxit prej 75 milionë eurove.
Por Los Blancos nuk do ta kenë të lehtë transferimin e holandezit pasi gara për 19-vjeçarin është e madhe.
Barcelona mbetet favoriti kryesor për tranaferimin e tij, ndërsa në garë janë edhe Bayern Munich, PSG, Juventus, Real Madrid dhe Liverpool. /Telegrafi/