Site icon Telegrafi

De Ligt flet për një transferim te Juventusi: Mund të ndodhë, por ka edhe klube të tjera që më duan

Matthijs de Ligt. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Matthijs De Ligt është njëri nga mbrojtësit më të talentuar në botë dhe njëkohësisht më i kërkuari.

Qendërmbrojtësi i Ajaxit ka shkëlqyer në dy stinorët e fundit me fanellën kuqebardh dhe ka bërë për vete skuadrat më të mëdha evropiane.

Barcelona, Juventus, Real Madrid, Bayern Munich,Arsenal, Liverpool, Chelsea e Paris Saint Germain janë ekipet që e duan lojtarin.

Në një prononcim për të përditshmen italiane Tuttosport, De Ligt ka folur rreth një kalimi te Juventusi.

“Transferimi te Juventusi? Nuk e di momentalisht, mund të ndodhë. Gjithashtu për mua kanë shprehur interesim edhe shumë klube të tjera. Të ardhmen time e vendos vetëm Raiola”, ka deklaruar mbrojtësi holandez.

Matthijs de Ligt. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

19-vjeçari ka thënë se inspirohet nga dy mbrojtësit e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci.

“Më pëlqen Chiellini, është shumë i fortë, një nga më të mirët ndonjëherë si qendërmbrojtës. Gjithashtu, e vlerësoj shumë Bonuccin. Janë dy nga qendrat më të mira në Evropë dhe inspirohem nga ta”.

“Gjithashtu shikoj video të mbrojtësve të mëdhenj si Maldini, Baresi, Stam e Nesta”, tha reprezentuesi holandez.

Ajaxi është gati ta shesë kapitenin e tyre, por po kërkon 75 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version