Site icon Telegrafi

De Ligt drejt largimit nga Bayerni, tre top klube janë vënë pas mbrojtësit holandez

Mbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Bayern Munich apo do të largohet gjatë verës.

De Ligt ka pasur një sezon me ulje-ngritje të formës dhe kjo ka bërë që drejtuesit bavarez të mos jenë të sigurt nëse duan ta mbajnë apo jo për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja franceze L’Equipe, e ardhmja e lojtarit do të vendoset pas Kampionatit Evropian kur ai do të bisedojë me trajnerin e ri të Bayernit, Vincent Kompany.

Lexo po ashtu "Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Tre gjigantët evropianë si Barcelona, Paris Saint Germain dhe Manchester United janë duke e përcjellë me vëmendje situatën e mbrojtësit holandez në Allianz Arena.

24-vjeçari nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Bayerni, pasi qëllimi i tij është të jetë titullar i rregullt.

Lexo po ashtu Revolucion ekstrem te Bayerni: Deri në tetë largime në verë

De Ligt këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në total, ku ka shënuar edhe dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Bayerni ka paguar 67 milionë euro për transferimin e tij dy vite më parë, derisa tani është i gatshëm të lejoj të largohet nëse vije një ofertë rreth 55 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version