‘Telenovela’ e quajtur Matthijs De Ligt duket se po shkon drejt fundit dhe lojtari do të bëhet me skuadër të re.
Fillimisht të gjithë menduan se qendërmbrojtësi i talentuar holandez kishte nënshkruar para kontratë me Barcelonën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
U flit për Bayern Munich, Paris Saint Germain, Real Madrid e Manchester United, por duket se e ardhmja e tij do të jetë te Juventus.
Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio ka njoftuar se Juventus ka arritur marrëveshje personale me agjentin e lojtarit Mino Raiola.
De Ligt do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare te Juventusi ku do të ketë një pagë faronike.
19-vjeçari holandez do të fitojë 20 milionë euro pagë vjetore, ku do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në Serie A pas Cristiano Ronaldos.
Paga shumë e lartë që Juventus i ka ofruar lojtarit ka qenë arsyeja kryesore që ka arritur t’i mposhtë skuadrat tjera rivale.
Zonja e Vjetër në anën tjetër do t’i paguajë Ajaxit 70 milionë euro dëmpshpërblim për kartonin e talentit holandez.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet pas 10 ditët e ardhshme me tu rikthyer lojtari nga pushimet që po i kalon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/