Telegrafi

De La Fuente nga Spanja thotë mos të harrojnë Shqipërinë

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, ka folur pas hedhjes së shortit duke theksuar se grupi B është mjaft i vështirë dhe përbëhet nga ekipe të mëdha.

Sot (e shtunë) në Hamburg u mbajt shorti për Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani verën e ardhshme.

Tekniku spanjoll bëri thirrje që të mos lënë anash Shqipërinë teksa po diskutohet vetëm për Kroacinë dhe Italinë duke treguar respekt për kuqezinjtë.

“Unë e di që të gjithë shikojnë Kroacinë dhe Italinë, por të mos harrojmë Shqipërinë, e cila ishte e para në grupin e saj”, ka thënë fillimisht De La Fuente.

Lexo po ashtu Përzgjedhësi i Kroacisë befason me deklaratën e tij për Shqipërinë

Sa i përket Italisë, mund t’iu siguroj se askush nuk donte të përballej me të. Pavarësisht nëse rezultatet e fundit nuk kanë qenë të mira, e dimë që kanë shume talente dhe skuadra menaxhohet shumë mirë”.

“Për Kroacinë mund të themi se është një skuadër që e njohim mirë nga Liga e Kombeve. Ka shumë vite që ofron rezultate spektakolare”, u shpreh ai.

Në fund ai foli edhe për formën e Spanjës duke thënë se ekipi i tij është në fazën e rritjes.

Lexo po ashtu Duka parashikon atë që pak kush guxon ta bëjë për grupin e Shqipërisë

“Jemi në formë të mirë, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Ne duhet të mendojmë për Kroacinë, por gjëja themelore gjatë kësaj kohe është të vazhdojmë të rritemi dhe të demonstrojmë fuqinë tonë”, vazhdoi ai.

“Ne kemi potencial. E dimë që jemi ndër më të mirët në botë. Jam i bindur se skuadrave të tjera në grup nuk u pëlqente të përballeshin me Spanjën”, përfundoi 62-vjeçari./Telegrafi/