Charles De Ketelaere më në fund do ta kalojë te Milani pasi u arrit një marrëveshje për 35 milionë euro me Club Brugge, ndërsa tani mediat mendojnë se si do të luajë belgu në skuadrën e Stefano Piolit.
Negociatat vazhduan për javë të tëra, por më në fund u zgjidhën për 32 milionë eurove, plus 3 milionë euro bonuse.
21-vjeçari pritet të aterojë në Itali sonte ose nesër, ku do të kryejë testet mjekësore të dielën ose të hënën më së voni, më pas do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me pagë 2.2 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset.
Charles de Ketelaere to AC Milan, here we go! Full agreement set to be completed with Club Brugge, after personal terms agreed weeks ago – just waiting to get the deal signed this weekend. 🚨🔴⚫️ #ACMilan
Charles only wanted Milan move as priority – he’s gonna sign until 2027. pic.twitter.com/DTFOSdUFri
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 29, 2022
De Ketelaere është një lojtar i gjithanshëm që mund të luajë disa role të ndryshme për kuqezinjtë.
Kryesisht, ai është sjellë për të vepruar si trequartista– duke luajtur pas qendërsulmuesit në mes Rafael Leaos dhe anësorit të krahut të djathtë.
Ai do të zëvendësonte në mënyrë efektive Brahim Diaz, i cili ka zhgënjyer vitin e kaluar, duke mos e rikuperuar kurrë formën e tij pas prekjes me COVID-19.
Megjithatë, De Ketelaere mund të luajë edhe në të djathtë të treshes sulmuese pas sulmuesit, pasi luan me këmbë të majtë, apo edhe vetë si qendërsulmues.
Me Zlatan Ibrahimovicin jashtë deri në vitin 2023 dhe Divock Origi gjithashtu të rikuperuar nga lëndimi, kjo do të thotë që De Ketelaere është alternativa kryesore për Olivier Giroud.
Duke vëzhguar statistikat e tij për Club Brugge, belgu sigurisht që mund të shkëlqejë edhe si sulmues i pastër.
Ai shënoi 18 gola dhe dha 10 asistime sezonin e kaluar, kur u përdor kryesisht si qendërsulmues.
Para këtij sezoni, ai kishte pesë gola dhe tetë asistime duke luajtur në një rol më të tërhequr.
Nuk dihet se ku do ta përdorë saktësisht Stefano Pioli, por belgu është një armë shtesë për kampionët në fuqi të Serie A që të mbrojnë titullin e tyre. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2_rCdnB5-ys