Telegrafi

De Katelaere po shkëlqen me 22 gola këtë sezon, Club Brugge i vendos çmimin e largimit

Klubi belg, Club Brugge ka në skuadër në ‘xhevahir’ dhe tashmë i ka vendosur një çmimi të arsyeshëm për largimin e tij.

Mesfushori me tipare sulmuese 21-vjeçar, Charles de Ketelaere po mahnit të gjithë, nga klubet tifozët dhe skautët, me paraqitjet e tij këtë sezon.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, talenti belg, i cili njihet edhe si ‘De Bruyne i ri’ ka tërheq interes nga klubet të mëdha evropiane si Milani dhe Newcastle United.

De Katelaere është një sulmues i gjithanshëm dhe shënuar 22 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Megjithatë, Club Brugge është i bindur që të mos e shesë xhevahirin e tyre me çmim të lirë, shkaku i cilësive të jashtëzakonshme.

Mediumi italian thekson se Brugge është i gatshëm të negociojë me klubet për De Ketelaere, por vetëm për një tarifë prej 35 milionë euro. /Telegrafi/