Telegrafi

De Jong zgjedh katër futbollistët më të mirë në histori – tre vijnë nga Barcelona, por nuk është Messi

Frenkie de Jong (Foto: FC Barcelona/Twitter)

Frenkie de Jong ka zgjedhur katër futbollistët më të mirë në histori të futbollit.

Talenti holandez ka përfunduar transferimin e tij te Barcelona për një shifër që thuhet se është 75 milionë euro.

Lexo po ashtu De Jong po mësohet me Barcelonën, Kluviert kujdeset për të

Megjithatë, vetëm tani para disa ditësh i është bashkuar klubit katalunas dhe po mësohet me ambientin në Camp Nou.

Sot (e hënë) gjatë ditës ai ka bërë një intervistë të shkurt për kanalet zyrtare të Barcelonës, ku është pyetur rreth lojtarëve më të mirë në histori.

Lexo po ashtu Pirlo: De Jong ma kujton veten, është një nga më të mirët në botë

De Jong ka zgjedhur katër lojtarë, pra për secilën pozitë nga një, ku tre vijnë nga Barcelona, por çuditërisht nuk është ylli i skuadrës, Lionel Messi.

21-vjeçari në portë ka zgjedhur Edwin Van Der Sari, në mbrojtje Ronald Koemanin, në mesfushë Andres Iniestan dhe në sulm Johan Cruyff. /Telegrafi/

Katër legjendat e zgjedhura nga de Jong (Foto: FC Barcelona/Twitter)