Frenkie de Jong ka zgjedhur katër futbollistët më të mirë në histori të futbollit.
Talenti holandez ka përfunduar transferimin e tij te Barcelona për një shifër që thuhet se është 75 milionë euro.
Megjithatë, vetëm tani para disa ditësh i është bashkuar klubit katalunas dhe po mësohet me ambientin në Camp Nou.
🇳🇱 Frenkie de Jong picks his Top 4⃣ (👀 3 of them have played for Barça 🔵🔴) pic.twitter.com/nC3nlP6n4I
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 3, 2019
Sot (e hënë) gjatë ditës ai ka bërë një intervistë të shkurt për kanalet zyrtare të Barcelonës, ku është pyetur rreth lojtarëve më të mirë në histori.
De Jong ka zgjedhur katër lojtarë, pra për secilën pozitë nga një, ku tre vijnë nga Barcelona, por çuditërisht nuk është ylli i skuadrës, Lionel Messi.
21-vjeçari në portë ka zgjedhur Edwin Van Der Sari, në mbrojtje Ronald Koemanin, në mesfushë Andres Iniestan dhe në sulm Johan Cruyff. /Telegrafi/