Telegrafi

De Jong shpreson që De Ligt do t’i bashkohet atij te Barça

Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Frenkie de Jong shpreson që bashkëlojtari i tij te Holanda dhe kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, do t’i bashkohen atij te Barcelona.

Mbrojtësi i talentuar holandez është një objektiv i nxehtë këtë verë, me klubet më të mëdha evropiane që po lidhen me një transferim të tij.

Manchester United, Manchester City, Liverpool, Juventus dhe Paris Saint-Germain e duan të gjitha 19-vjeçarin e Ajaxit.

Lexo po ashtu Vetëm PSG dhe Barcelona mbeten në garë për De Ligt

Por, De Jong shpreson se ish-bashkëlojtari i tij te Ajaxi do të bëjë zgjedhjen e duhur për t’u bashkuar me të tek kampionët spanjollë, Barcelona.

de Ligt dhe de Jong janë miq të mirë (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

“Natyrisht unë do të doja që ai të vinte në Barcelonë, por do të shohim se çfarë ndodh”.

“Vendimi i përket atij”, ka thënë De Jong për gazetarët pas ndeshjes së Holandës. /Telegrafi/