Frenkie de Jong shpreson që bashkëlojtari i tij te Holanda dhe kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, do t’i bashkohen atij te Barcelona.
Mbrojtësi i talentuar holandez është një objektiv i nxehtë këtë verë, me klubet më të mëdha evropiane që po lidhen me një transferim të tij.
Manchester United, Manchester City, Liverpool, Juventus dhe Paris Saint-Germain e duan të gjitha 19-vjeçarin e Ajaxit.
Por, De Jong shpreson se ish-bashkëlojtari i tij te Ajaxi do të bëjë zgjedhjen e duhur për t’u bashkuar me të tek kampionët spanjollë, Barcelona.
“Natyrisht unë do të doja që ai të vinte në Barcelonë, por do të shohim se çfarë ndodh”.
“Vendimi i përket atij”, ka thënë De Jong për gazetarët pas ndeshjes së Holandës. /Telegrafi/