Site icon Telegrafi

De Jong refuzon Unitedin, i pëlqen kalimi te Chelsea ose Bayerni

Manchester United thuhet se i është dhënë një goditje e madhe në lidhje me transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong, me holandezin më të hapur ndaj idesë për t’u bashkuar me Chelseat ose Bayern Munichut.

25-vjeçari ka qenë i lidhur shumë me Djajtë e Kuq për pjesën më të madhe të kësaj vere, me Dkubin anglez ende për të arritur ndonjë lloj përparimi me lojtarin.

Sipas Diario Sport, duket se De Jong mbetet i pakënaqur nga perspektiva e një lëvizjeje në Old Trafford, por ai është i hapur për mundësinë e bashkimit me Chelsean ose Bayernin.

Lexo po ashtu Gjithçka gati që De Jong të 'transportohet' në Angli: Zyrtarët e Unitedin kanë arritur në Barcelonë

Fabrizio Romano ka detaje të mëtejshme në lidhje me interesimin e Bluve për ish-lojtarin e Ajaxit dhe ai thekson se ata nuk kanë bërë ende një qasje zyrtare.

Për momentin, United ka rënë dakord për një marrëveshje me Barçën për De Jong, sipas Romanos, por hezitimi i lojtarit për të lëvizur po i mban gjërat pezull. Kjo mund të përfundojë të jetë një goditje e madhe për Erik ten Hag, i cili kuptohet që do të shijonte mundësinë për të punuar përsëri me ish-lojtarin e tij.

Lexo po ashtu De Jong e injoron Manchester Unitedin - i pëlqen transferimi te Bayerni

Kjo mund të jetë një mundësi për Chelsean, i cili mund ta shohë De Jong si një përmirësim ideal për Jorginhon në mes të fushës.

Italiani ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij me The Blues dhe mund të jetë më i përshtatshëm për një rikthim në Serie A, me Juventusin që ka shfaqur interesim për të. /Telegrafi/

Exit mobile version