Telegrafi

De Jong largohet nga Barca vetëm për Chelsean

(Foto: Instagram/frenkiedejong)

Frenkie de Jong nuk është i interesuar që t’i bashkohet Manchester Unitedit – bën të ditur Sport.

Sipas gazetës spanjolle, mesfushori i Barcelonës do të largohet nga Camp Nou vetëm në rast të arritjes së marrëveshjes me Chelsean.

Katalunasit janë të interesuar ta shesin holandezin, në mënyrë që të bëjnë vend për regjistrimin e transferimeve të reja.

(Foto: Instagram/frenkiedejong)

Megjithatë, deri më tani, ai ka hezituar të largohet, edhe pse Djajtë e Kuq janë shumë të interesuar për shërbimet e tij.

Porse, nëse ndodh largimi, atëherë De Jong do të preferonte të kalojë te klubi tjetër nga Liga Premier, Chelsea. /Telegrafi/