Site icon Telegrafi

De Jong: Kam folur me PSG-në e Man Cityn, por jam i lumtur e krenar që iu bashkova Barcelonës

Mesfushori holandez, Frenkie De Jong ka folur rreth transferimit të tij te Barcelona, ku ka zbuluar edhe bisedimet që pati me klube tjera si Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

Barcelona ka arritur marrëveshje transferimi të De Jong nga Ajaxi për një shifër prej 75 milionë euro, me lojtarin që do t’i bashkohet klubit nga 1 korriku dhe do të ketë kontratë pesëvjeçare.

“Jam i lumtur, krenar dhe gjithashtu i lehtësuar disi se tani i kemi lënë të gjitha pas nesh”, ka thënë fillimisht De Jong për NOS.

Lexo po ashtu Zyrtare: De Jong bëhet lojtar i Barcelonës për 75 milionë euro, bashkohet me klubin nga 1 korriku

“Kam folur me PSG-në, kam ftuar Maxwellin për t’i thënë atij se nuk do të bashkohem me ta dhe agjenti im ka informuar gjithashtu PSG-në”.

https://twitter.com/jmbartomeu/status/1088121996834164736

“Kam folur gjithashtu me Guardiolan për një lëvizje në Man City”.

“Klubet të gjitha përpiqen t’ju bindin kur të duan. Jam i lumtur dhe krenar që ata kanë bërë kaq shumë për të më marrë”.

Lexo po ashtu Historia e transferimit të Frenkie de Jong te Barcelona - personat që ndikuan në zgjedhjen e tij dhe mposhtjen e klubeve si PSG e Manchester City në treg

“Barcelona më ka kërkuar për një kohë të gjatë, ata tashmë u përpoqën të më nënshkruanin vitin e kaluar, por gjithashtu kanë gjendjen e tyre financiare, ku ata nuk mund të shpenzojnë shumë para”, përfundoi holandezi.

Ndryshe, De Jong ka shënuar tri gola dhe tri asistime deri më tani këtë sezon për Ajaxit, teksa ka ndihmuar ekipin të kualifikohet edhe 1/16-tën e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version