Telegrafi

De Jong e shpjegon në mënyrë interesante se si e mendon stërvitjen e parë te Barcelona me Lionel Messin

Frenkie de Jong ka folur për kalimin e tij te Barcelona dhe mundësinë që të luajë me Lionel Messin.

Ai e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Ajax ku fituan 4-1 ndaj De Graafschap, për tu shpallur kampion.

Frenkie de Jong . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Unë jam shumë i emocionuar që do të jem me Messin në stërvitje, mendoj se do t‘ia pasoj çdo top atij!”.

“Unë nuk do të ndryshoj mënyrën se si unë nuk jam, edhe pse do të jem më shumë në vëmendje”.

“Jam kurioz se si do të luaj atje dhe jam i gatshëm të mësoj nga më të mirët rreth meje”, ka thënë De Jong.

Ai është paguar rreth 75 milionë euro te Ajaxi. /Telegrafi/