Ylli i Ajaxit, Frenkie de Jong, do të jetë lojtar i Barcelonës në sezonin pasi tashmë ka nënshkruar me klubin katalunas.
Ai me këtë rast ka zbuluar se në momentet kur u pajtua me kalimin te Barça klubi nga Camp Nou i kërkoi atij që të eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve.
“Barcelona më kërkoi ta eliminoj Real Madridin kur nënshkruan me mua”, ka thënë De Jong për De Telegraaf.
“Duhet të luajmë lojë sulmuese, të luajmë futbollin tonë. Nëse të gjithë kontribuojnë atëherë ne kemi kualitetet të befasojmë në Madrid. Nëse eliminojmë Real Madridin ne do të rikthejmë emrin e Ajaxit prapë në hartë”.
Ekipi holandez i ka mposhtur gjigantët spanjoll në vitin 1995, atëherë kur ishin një nga forcat më të mëdha në futbollin evropian.
“Nuk e kam parë gjithë ndeshje, por i kam parë momentet më të mira në internet”, ka thënë De Jong, i cili është lindur në 1997.
“Ajax luajti mirë dhe fitoi 2-0 me golat e [Jari] Litmanen dhe [Patrick] Kluivert, dhe u duartrokitën nga tifozët e Madridit, është kështu?”.
“Mund të ndodhë prapë dhe kjo është ajo që ne po shpresojmë, edhe pse njerëzit nuk e presin këtë nga ky Ajax. Ajo skuadër kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe ishin më të mirë”.
De Jong së shpejti do të jetë lojtar i Barcelonës dhe pranon se e ka shikuar El Clasicon e së shtunës.
“E kam shikuar në shpi. Por, nuk e bëra të analizojë Madridin, por si tifoz i futbollit në kolltukun tim”. /Telegrafi/