Kampionët italianë Juventusi kanë një plan afatgjatë për të afruar portierin e Manchester Unitedit dhe Spanjës, David De Gea.
Mediumi The Times raporton se trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, është i shqetësuar se portieri spanjoll do të largohet drejt Bianconerëve në një transferim të lirë, kur skadon marrëveshja e tij në Old Trafford.
Marrëveshja aktuale e 27-vjeçarit në Angli skadon në qershor të vitit 2019, megjithëse Djajtë e Kuq kanë një mundësi për ta zgjeruar atë me një vit tjetër.
“De Gea luajti kundër klubit të tij të ardhshëm të martën”, thuhet në një raport që citon burime nga Unitedi.
“Juventusi është një ekspert në marrëveshjet inteligjente”.
“Nëse Unitedi nuk e shesin atë në verë, Juventusi do të presë deri në fund të kontratës së tij”.
De Gea, i cili u ndesh me Juven në mbrëmjen e së martës, ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në Real Madrid, por këto thashetheme kanë vdekur pas lëvizjes së Thibaut Courtois në verë.
Ndryshe, klubi anglez dhe De Gea tash e sa kohë nuk po mund të arrijnë marrëveshje rinovimi. /Telegrafi/