Telegrafi

De Gea: Spekulimet për kalim te Reali, mos-respekt ndaj meje

Portieri i Manchester United, David de Gea, beson se spekulimet për një kalim të tij te Real Madridi janë mos respektuese.

De Gea ishte 12 muaj më parë shumë afër një kalimi te Los Blancos dhe tash janë nxitur sërish spekulime.

“Ka shumë fjalë edhe pse pak dihet për këtë gjë. Unë nuk e kuptoj si mund të ketë kaq mungesë respekti për gjërat që nuk dalin nga goja ime.

“Unë kam tri vite kontratë me Unitedin dhe shpresoj të fitoj trofe. Mourinho është fitues dhe ai ka filozofinë e duhur për Unitedin. Eshtë keq që nuk jemi në Ligën e Kampionëve, por fitorja në FA Cup ishte pozitive”, potencoi De Gea. /Telegrafi/