David de Gea e ka refuzuar ofertën finale të Manchester Unitedit për kontratën e re. Portieri bëri të ditur se nuk do ta nënshkruajë kontratën e re deri në verën e ardhshme, duke e detyruar bordin e klubit anglez që ta shesin në këtë afat kalimtar.
Djajtë e Kuq kanë dështuar që ta bindin portierin spanjoll që ta vazhdojë kontratën, andaj Paris Saint-Germain është duke tentuar që në verë t’i marrë shërbimet e tij.
Skuadra franceze po planifikon që t’i paguajë 65 milionë euro për transferimin e spanjollit nga Djajtë e Kuq ose të presin deri në vitin e ardhshëm që ta transferojnë si të lirë.
Portieri spanjoll është zhgënjyer nga strategjia e Ole Gunna Solskjaer, andaj po e kërkon largimin nga skuadra angleze qysh në këtë afat kalimtar veror.
Manchester United i ka ofruar atij 400 mijë euro pagë në javë, mirëpo De Gea ka kërkuar hiq më pak se 500 milionë euro, duke bërë që asnjëra palë të pranojë marrëveshjen.
Bordi i skuadrës angleze ka kërkuar përgjigje nga portieri spanjoll rreth kontratës së re para se të përfundonte sezoni, mirëpo ai ka refuzuar marrëveshjen e fundit, duke e kërkuar largimin me ngulm. /Telegrafi/