Site icon Telegrafi

De Gea qëndron te United vetëm me një kusht

LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 22: Louis van Gaal, manager of Manchester United celebrates victory with David De Gea of Manchester United after the Barclays Premier League match between Liverpool and Manchester United at Anfield on March 22, 2015 in Liverpool, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

David De Gea bëhet sërish protagonist i lajmeve të afatit kalimtar.

Portieri spanjoll i Manchester United ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq” nëse në bankinën e kësaj skuadre do të vazhdojë të qëndrojë trajneri Van Gaal.

Sipas asaj që publikohet te “Daily Mail”, De Gea, i cili u shpall për të tretën herë si portieri më i mirë në Ligën Premier, nuk është i kënaqur me trajnerin holandez dhe nëse Manchester United vendos ta mbajë atë, atëherë ai do të kërkojë largimin e Van Gaalit.

Një tjetër aspekt që e shtyn De Gean të mendojë për largimin nga Manchester United është se skuadra angleze nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, kështu që ideja për të qenë në radhët e Realit të Madridit e tundon jo pak portierin e përfaqësueses spanjolle.

Problemi në këtë pikë qëndron te Keylor Navas, i cili nuk ka ndërmend që të largohet nga “Santiago Bernabeu” pas sezonit të shkëlqyer që ai bëri me “Los Blancos”.

Kështu që De Geas i mbetet të rrisë presionin te drejtuesit e klubit që të bëjnë një zgjedhje mes tij dhe Van Gaalit. Për t’u theksuar është se De Gea ka rinovuar kontratën me “Djajtë e Kuq”, ku përfshihet një klauzolë që e lejon atë të kalojë te Reali i Madridit për 50 milionë euro.

Tashmë pritet vendimi që do të marrë Manchester United, nga i cili varet edhe e ardhmja e Jose Mourinhos. Nëse portugezi do të caktohet në stolin e skuadrës angleze, atëherë edhe vetë De Gea mund të ndryshojë mendje dhe të vendosë të qëndrojë në “Old Trafford”.

Exit mobile version