Telegrafi

De Gea plus para për Cristiano Ronaldon

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho do të lejojë David De Gean që t’i bashkohet Real Madridit nëse në shkëmbin merr Cristiano Ronaldon.

Gjithmonë në qendër të spekulimeve spanjolle të futbollit, Don Balon ka raportuar se trajneri portugez është i gatshëm të lirohet prej shërbimeve të portierit spanjoll në shkëmbim të parave dhe duke përfshirë CR7.

Kontrata e reprezentuesit spanjoll do të mbarojë në fund të sezonit të ardhshëm dhe ende nuk po i ofrohet një marrëveshje e re nga United.

Dhe nëse 27-vjeçari nuk ngurron ta vendosë penën në letër, United mund të detyrohet të veprojë.

Theksojmë se De Gea dështoi në sekondat e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit 2015 të transferohet te te Los Blancos.

Portugezi ka shprehur më parë dëshirën për t’u rikthyer në Old Trafford, ku fitoi tre tituj të Ligës Premier Ligës dhe trofeun e Ligës së Kampionëve para se të bashkohej me Realin në vitin 2009.

Mbetet të shihet se sa të vërteta rreth shkëmbimit mes këtyre dyja skuadrave të mëdha evropiane. /Telegrafi/