Site icon Telegrafi

De Gea është shumë afër marrëveshjes me klubin e madh të Serie A

Ish-portieri i Manchester Unitedit dhe Atletico Madridit, David de Gea duket se po i afrohet një rikthimi në futboll, pas një viti jashtë fushave pas largimit të tij nga Old Trafford.

De Gea nuk arriti të pajtohej me askënd gjatë dy afateve të fundit kalimtare, por duket se ai më në fund mund të kthehet në veprim këtë verë.

33-vjeçari luajti fillimisht te Atletico Madrid dhe kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Manchester United, por nuk arriti të gjejë një klub verën e kaluar, pavarësisht interesimit nga Arabia Saudite.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, De Gea tani është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me Fiorentinën për një kontratë, pas disa javësh negociatash.

 

Mbetet për t’u parë në çfarë forme do të jetë ai deri në kthimin e tij në fushat e blerta.

De Gea nuk ka qenë në skuadrën e Spanjës që nga viti 2021, dhe nuk është paraqitur që nga viti 2020, por ka 45 paraqitje në emër të tij.

Duket e pamundur që Luis de la Fuente ta thërrasë përsëri, por dyshja kanë punuar së bashku edhe në kategoritë e të rinjve të Spanjës. /Telegrafi/

Exit mobile version