Telegrafi

De Gea dëshiron siguri për transferimet, para nënshkrimit të kontratës së re

David de Gea në ndeshjen ndaj Evertonit (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

David de Gea dëshiron të sigurohet për politikën transferuare të Manchester Unitedit, para se ta nënshkruajë kontratën e re – raporton Daily Mail.

Portieri spanjoll vazhdon të kërkohet nga Real Madridi, mirëpo ai preferon të qëndrojë në Old Trafford edhe në vitet në vazhdim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga David de Gea

Por, që të ndodhë kjo, gardiani i Djajve të Kuq dëshiron t’i dijë planet e klubit për të ardhmen, i cili në sezonet e fundit nuk po iu afrohet sukseseve nga e kaluara.

David De Gea (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

De Gea bën pjesë në listën e lojtarëve që janë të shqetësuar lidhur me transferimet e klubit dhe dëshiron siguri që Unitedi do ta ndërtojë strukturën për të konkurruar për trofe.

28-vjeçari është pjesë e Djajve të Kuq nga viti 2011 kur u transferua nga Atletico Madridi. /Telegrafi/