David De Gea është lidhur për një rikthim të mundshëm në Ligën Premier, por kësaj radhe jo tek Man United.
Është ekipi i Newcastle që është duke konsideruar një lëvizje të mundshme për portierin spanjoll, pas lëndimit të rëndë që pësoi zgjedhja e tyre e parë e portës, Nick Pope.
Pope u lëndua gjatë përballjes me Manchester United mbrëmjen e së shtunës duke lënduar krahun. Testet mjekësore të bëra tek lojtari kanë treguar se ai do të mbetet jashtë fushave për të paktën pesë muaj.
Kjo do të thotë se potencialisht ai e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, andaj “Magpies” po konsiderojnë një lëvizje për De Gean, sipas Daily Mail.
De Gea ka qenë pa klub që prej largimit nga “Djajtë e Kuq” gjatë verës pasi kontrata e tij skadoi. Ai ishte lidhur me një kalim në Arabinë Saudite gjatë afatit kalimtar veror, me Al-Nassr që thuhej se kishin shfaqur interesim për të.
Edhe Inter Miami i Messit besohej se ishte interesuar për shërbimet e tij, por nuk kishte diçka konkrete dhe transferimi nuk ndodhi.
Përveç mundësisë për rikthim në Ligën Premier, De Gea ka gjithashtu një ofertë nga Al-Ettifaq që drejohet nga legjenda angleze Steven Gerrard.
Popë ka mbajtur më së shumti porta të paprekura deri më tash në Ligën Premier, andaj ky lëndim ishte një ‘goditje’ e madhe si për klubin ashtu edhe për kombëtaren angleze ,për shkak se kjo do të vë në dyshim prezencën e tij në Euro 2024./Telegrafi/