Site icon Telegrafi

De Bryune: Mourinho nuk më lejoi të bashkohem me Kloppin te Dortmundi

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne pranon se Jose Mourinho e ka ndaluar atë të bashkohet me Borussia Dortmundin.

Belgu po përpiqej të hynte në ekipin e parë të Chelseat dhe kishte qenë në huazim te Werder Bremen në vitin 2012.

De Bruyne u kërkuar nga Jurgen Klopp, i cili ishte në krye të klubit gjerman, por ka zbuluar një bisedë të shpejtë me portugezin.

“Kur isha në Chelsea, ka pasur shumë shkrime në shtyp për marrëdhënien time me Jose Mourinhon, por e vërteta është se i kam folur vetëm dy herë”, ka pohuar lojtari aktual i Manchester Cityt.

“Plani ishte që unë të shkoj në hua për pak kohë. Kështu që shkova në Werder Bremen në vitin 2012 dhe se sezoni shkoi mirë. Kur u ktheva në Chelsea verën e ardhshme, disa klube gjermane dëshironim të nënshkruanin me mua”.

“Klopp dëshironte që unë të shkoja në Borussia Dortmund dhe ata luajtën llojin e futbollit që më pëlqen, kështu që mendova se ndoshta Chelsea do të më lejonte të shkoja”.

“Por pastaj Mourinho më pyeti ‘Ju jeni duke qëndruar, unë dua që ju të jeni pjesë e këtij ekipi’. Kështu mendova, “Mirë, mirë, unë jam në planet e tij”, tha mesfushori. /Telegrafi/

Exit mobile version