Telegrafi

De Bruyne paralajmëron Liverpoolin: Do t’ju ndodhë ajo që ndodhi në sezonin e kaluar

(Foto: Paul Harding/Getty Images/Guliver)

Kevin De Bruyne paralajmëron se historia mund të përsëritet dhe Manchester City sërish do të dalë përpara Liverpoolit.

Kampioni i Ligës Premier ka mbetur pesë pikë prapa liderit në tabelë, pas humbjes prej 3-2 nga Norwich City.

Lexo po ashtu Norwichi ia shkakton humbjen e parë sezonale Cityt

Mirëpo, nuk duhet harruar se Citizens ishin shtatë pikë prapa Redsave pas 20 ndeshjeve në edicionin e kaluar dhe në fund u shpallën kampionë.

Kevin De Bruyne (Foto: Paul Harding/Getty Images/Guliver)

“Akoma mund të fitojmë me të njëjtat pikë në fund të sezonit. Nuk është e nevojshme të fitosh me 15 pikë, sepse është Liga Premier. Ka ndodhur një herë”.

“Është vështirë dhe duam të përfundojmë në vend të parë – nuk është rëndësishme si do t’ia dalim”.

“Në sezonin e kaluar, ishim shtatë pikë prapa. Ndodh. Natyrisht se duam ta fitojmë secilën ndeshje, por është vështirë”, ka deklaruar De Bruyne. /Telegrafi/