Telegrafi

De Bruyne mund të largohet nga Manchester City, kthehet në objektiv të Real Madridit

Kevin De Bruyne (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, mund të përfundojë gjatë verës te Real Madridi.

Manchester City mund të mos luajë në Evropë edicionin e ardhshëm pas dënimit të UEFA.

Pep Guardiola dhe Raheem Sterling, kishin thënë që nuk do të largohen nga City edhe nëse dënimi konfirmohet nga CAS, por duket si një yll tjetër ka mendim ndryshe.

Kevin De Bruyne (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

De Bruyne po e mendon largimin dhe këtë lajm e konfirmon “Tuttosport”.

Dëshira për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe për ta fituar mund ta shtyjnë futbollistin belg të ndryshojë destinacion gjatë verës.

De Bruyne e Pep Guardiola (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Klubi më shumë i lidhur me të është Real Madridi, që janë të gatshëm të investojnë në të. /Telegrafi/