Telegrafi

De Bruyne detyrohet të largohet pas një lëndimi të tmerrshëm në duel me Rudigerin

Kevin de Bruyne është detyruar të largohet nga ndeshja finale e Ligës së Kampionëve pas një lëndimi të pësuar.

Finalja e Ligës së Kampionëve nuk ka qenë më pozitivja për yllin belg të Manchester Cityt, De Bruyne.

Kjo pasi, De Bruyne është detyruar të largohet nga loja në minutën e 60-të të ndeshjes.

Ky largim i belgut erdhi pas një lëndimi të tmerrshëm të pësuar në fytyrë dhe qafë.

Lëndimi erdhi pas një përplasje me gjermanin e Chelseat, Antonio Rudiger, i cili u ndëshkua me të verdhë.

Në anën tjetër, De Bruyne e ka lëshuar fushën me lot në sy. /Telegrafi/