Frank de Boer ka pranuar se ndihet më stabil në bankën e Interit pas fitores prej 2-1 kundër Torinos.
Trajneri holandez e kishte të rrezikuar postin e tij te Nerazzurrët, mirëpo tash ndihet më i lehtësuar falë dy golave të Mauro Icardit.
“Është normale që pas tri humbjesh radhazi, duhet të fitosh. Jam krenar me lojtarët e mi dhe dua ta shoh këtë qëndrim gjithmonë”.
“Ia lejuam vetëm dy apo tri raste Torinos dhe ato ishin nga gabimet tona. Mbështetja e klubit është shumë e rëndësishme, por gjithçka fillon nga qëndrimi i skuadrës”.
“Kam shumë besim te ekipi dhe tifozët na kanë mbështetur sonte (e mërkurë), prandaj jam shumë krenar”, ka deklaruar De Boer për Mediaset Premium. /Telegrafi/