Antonio Conte ka pasur një mysafirë të madh në stërvitjen e sotme me Chelsean.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ishte vizitor i skuadrës së Chelseat gjatë ditës së sotme.
E gjithë kjo për ta takuar mikun e tij, trajneri italian të ‘Bluve’, Antonio Conte, i cili po tregon sukses në Ligën Premier.
Vizitën e tij në qendrës stërvitore të Chelseat, e ka lajmëruar vet trajneri italian, i cili e ka falënderuar ish-trajneri e Juventusit për mikpritjen.
“Faleminderit Antonio për mikpritjen, fat të mbarë”, ka shkruar trajneri i kombëtares shqiptare në profilin e ti në ‘Facebook’. /Telegrafi/