Telegrafi

De Biasi uron shqiptarët për 105 vjetorin e Shqipërisë: Sot është dita e krenarisë sonë

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqiptare, Gianni De Biasi, nuk ka harruar Shqipërinë në 105 vjetorin e saj.

Italiani i ka uruar gjithëve këtë ditë të madhe, duke e quajtur dita e krenarisë.

Lexo po ashtu Analizë: Kosovës i duhet “Ganiu”, shkarkimi i De Biasit bingo për FFK-në

“Urime Shqipëri, 105 vjet shtet! Sot është dita e krenarisë sonë! Gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar!”, ka shkruar De Biasi në Facebook.

De Biasi edhe pse po kalon në një periudhë jo të mirë profesionale, ai asnjëherë nuk e harroi urimin për Shqipërinë.

E themi këtë pasi dje (e hënë) ai u shkarkua nga detyra e trajnerit të Alaves në La Liga.

Gianni De Biasi nuk do harrohet asnjëherë nga tifozët shqiptarë, kjo pasi ai ishte një nga më meritorët për kualifikimin e Kombëtares së shqiptarëve në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë gjatë vitit 2016. /Telegrafi/