Trajneri i kombëtares Gianni de Biasi në deklaratën për mediat pas humbjes me Austrinë është parë shumë i zhgënjyer nga loja.
Ai ka përmendur faktin se loja pjesën e parë ka qenë në një nivel të dobët që nuk e kishte menduar më parë.
“E dinim që do kishim një ndeshje të vështirë. Skuadra jonë nuk mund të pësojë dy gola në atë mënyrë, ishin dy gabime shumë të evitueshëm. Ishin 2 gola të dhuruar, 30 minuta nuk ishin të mira për ne”.
“Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Folëm në dhomën e zhveshjes për ta ndryshuar lojën dhe me ndërrimet që bëmë loja ndryshoi. Në pjesën e dytë ishim ne më mirë. Nëse nuk do jepej ai karton i kuq që nuk ishte, për më tepër që në miqësore nuk jepen këto kartonë, do kishim barazuar nëse ishim me 11 lojtarë.
“Pas kësaj ndeshje mund të them që më pëlqeu dëshira e madhe për te ndryshuar dhe reaguar në momentin e vështirë.
“Lojtaret më të rrezikshëm? Në pjesën e parë të lojës për ne ishim vetë ne, nuk mund të shikoj një nga kundërshtarët”. /sport.al/
PO ASHTU LEXONI: Shqipërisë i kushtojnë gabimet me humbje (Video)