Telegrafi

De Biasi tregon arsyen pse nuk i mori Rashicën dhe Gjimshitin në France 2016

Gianni De Biasi ka folur rreth listës së lojtarëve që ka ftuar në evropianin e futbollit France 2016 duke mos lënë anash edhe për lënien jashtë të katër futbollistët.

Berat Gjimshiti, Amir Rrahmani, Milot Rashica dhe Herolind Shala ishin 4 të sakrifikuarit nga 27 futbollistët që ka pasur në dispozicion trajneri italian.

De Biasi ka pohuar se ishte një vendim i vështirë, por që në fund është dashur të vendos pasi që numri është i limituar, transmeton Telegrafi.

“Ka qenë një vendim shumë i vështirë, dhe i trishtë, por sigurisht që ne duhet të bëjmë disa vlerësime të detajuara për disa lojtarë Ishte një mënyrë e drejtpërdrejt. Ua thashë në sy arsyet kryesore se pse ata nuk do të ishin me grupin në Francë. Reagimi i futbollistëve? Lojtarë e pranuan vendimin sepse ishte një vendim që do të merrej. Ata e dinin se çfarë i priste, dhe janë bërë në bazë të bindjeve të mia se cilët do të ishin më të dobishëm për në Francë”, tha de Biasi.

Lexo më shumë: Prapaskenat: Gjimshiti-Rashica, ja si u lanë jashtë Francës

Sa i përket dyshes së përfolur në mediat për lënie jashtë evropianit të Berat Gjimshitit dhe Milot Rashica, trajneri italian ka arsyetuar vendimin e tij.

“Sa i për ket Gjimshitit, ai ka një vit që nuk luan. Ndërsa Rashica ka luajtur shumë gjatë këtij, por fatkeqësisht nuk ka qenë shumë me ne. Është një super lojtar që kam besim që do të jetë në të ardhmen”, tha italiani.

Kujtojmë se Shqipëria gjendet në Grupin A së bashku me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. /Telegrafi/