Gianni De Biasi e ka më shumë me futbollistët e tij sesa me gjyqtarët pas humbjes turpëruese në shtëpi nga Izraeli.
Kombëtarja shqiptare ka humbur me rezultat të thellë 3-0 ndaj Izraelit dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajneri italian, i cili nuk është i kënaqur me futbollistët e tij sa ishin 11-të në fushë.
“Nuk jam se dua të kapem me punën e arbitrave, por që para ndeshjes unë e kam thënë që do të jetë ndeshje e fortë. Megjithatë, goli dhe kartoni i parë ishin të papranueshëm”, ka thënë fillimisht De Biasi pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.
“Nuk e kam ndërruar një mbrojtës sepse Kukeli ka bërë një ndeshje të mirë ashtu sikurse ndaj Zvicrës. Pas golit të dytë dhe kartonit të dytë u mundova të fus në lojë edhe një sulmues dhe të provojmë më shumë, por nuk doli”.
“Më shumë më pëlqeu kur ne luanim me 10-të dhe nëntë lojtar sesa me 11-të. Kjo nuk ishte ndeshja ime më e çuditshme, por u penalizuam nga episodet e ndryshme gjatë ndeshje”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/