Site icon Telegrafi

De Biasi nuk kishte thënë asgjë as në zhveshtore

Autori i golit të vetëm të Shqipërisë në ndeshjen kundër Luksemburgut, Odise Roshi, ka thënë se kjo ishte një humbje e papritur për kuqezinjtë, ndaj edhe lojtarët e ekipit janë të mërzitur.

Fieraku zbuloi edhe diskutimet në dhomat zhveshjes, menjëherë pas ndeshjes, ku konfirmoi se trajneri Gianni De Biasi nuk ka thënë ende asnjë fjalë, transmeton TCH.

Lexo po ashtu Roshi realizon për epërsinë e Shqipërisë (Video)

“Trajneri nuk na tha asgjë. Ishin tre katër lojtarë që folën dhe u munduan të ngrenë moralin, duke theksuar se kjo nuk është një dramë dhe se rëndësi ka ndeshja në Izrael.

“Nëse fitohet atje, kjo ndeshje harrohet”, ka deklaruar Roshi.

Anësori shënoi pas asistimit të Elseid Hysajt, mirëpo futbollistët e Luksemburgut realizuan dy herë për ta përmbysur rezultatin dhe për ta fituar takimin.

Lexo po ashtu De Biasi: Shqipërisë i mungon vendosmëria që e ka pasur para Evropianit
Exit mobile version