Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi mund të largohet nga bankina kuq e zi.
Disa skuadra të ndryshme evropiane i kanë bërë oferta italianit i cili është tunduar nga to.
Sipas medieve italiane, më saktësisht ‘Calciomercato’, De Biasi është kontaktuar nga dy skuadra të Serie A.
Fjala është për Cagliarin dhe Palermon që e duan italianin.
Mirëpo favorite mbetet skuadra turke Trabzonspor që po kalon nëpër një formë të dobët këtë edicion.
E ardhmja e De Biasit pritet të vendoset brenda këtij muaji. /Telegrafi/