Telegrafi

De Biasi: Mavraj dëshiron të luajë, por mjekët kanë konfirmuar se nuk është gati

Getty Images

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, e ka publikuar listën e plotë të lojtarëve për ndeshjet ndaj Italisë, ku ajo që bie në sy është mungesa e mbrojtësit Mërgim Mavraj.

Në një deklaratë për mediat, tekniku italian theksoi se Mavraj për shkak të problemeve fizike nuk do të jetë i gatshëm kundër Italisë dhe miqësores ndaj Bosnje e Hercegovinës, transmeton syri.net.

Lexo po ashtu De Biasi: Nuk largohem, ky nuk është momenti më i vështirë si trajner i Shqipërisë

“Mavraj nuk është ftuar, sepse nuk është gati. Ai dëshiron të luajë, por mjekët kanë konfirmuar që ai nuk është gati. Duhet të bëjmë pa të…”, është shprehur De Biasi.

“Sa i përket zëvendësuesve të lojtarëve që mungojnë, do të shohim si do të jetë gjendja e lojtarëve, pasi duhet të flas njëherë me ta”.

“Ndërsa pjesën strategjike për të përballuar Italinë ne e kemi përgatitur prej ditësh”, ka shtuar ai.