Site icon Telegrafi

De Biasi: Me fitore ndaj Italisë, do të isha më i lumturi në botë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kualifikuese ndaj Italisë.

Shqipëria do të jetë mysafirë i Italisë në ndeshjen kualifikuese për botërorin ‘Rusia 2018’, e cila luhet nesër me fillim nga ora 20:45.

Trajneri i Shqipërisë, De Biasi, e cilëson si ndeshje shumë të vështirë përballjen ndaj vendlindjes së tij, por nuk e mohon do të ishte i lumtur në rast fitoreje.

Lexo po ashtu Luan kombëtarja shqiptare, arbëreshët mbushin qytetin me flamujt kuqezi (Foto/Video)

“Do të jetë situatë e vështirë dhe emocionuese për mua në momentin e himneve të dy Kombëtareve”, ka deklaruar fillimisht De Biasi në konferencë për shtyp.

“Edhe kur luani në plazh, ju luani për të fituar. Nesër të dy skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv”, përcjell Telegrafi.

“Nuk duhet ta shikoni fanellën që e keni veshur, por të fitoni për të”.

Lexo po ashtu Ventura i gatshëm të sulmojë Shqipërinë me katër lojtarë

“Problemi jonë i vetëm është se luajmë me Italinë, në kohën kur gjithë futbollistët e saj janë në një formë të lartë”.

“Nëse fitojmë ndaj Italisë, do te jem personi më i lumtur në botë”, përfundoi trajneri i kombëtares shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version