Site icon Telegrafi

De Biasi e konfirmon: Një lojtar kalon te Kosova

Kalimi i ndonjë lojtari nga Kombëtarja shqiptare te përfaqësuesja e Kosovës, është një temë e “nxehtë” në vend, dhe mundësitë që të ketë të tilla lëvizje janë prezente.

E ka thënë Bunjaki sipas të cilit dy lojtar lënë Shqipërinë, por e thotë edhe De Biasi në Panorama Sport, por vetëm për një:

“Nuk di si të komentoj ato që ka thënë Bunjaki. Nëse e thotë këtë, është sepse mbase ka folur me ndonjë nga lojtarët. Mes atyre që kanë qenë në Francë dhe atyre të katërve që kanë qenë në Austri, vetëm një do kalojë në anën tjetër”.

Lexo po ashtu Sadiku drejt gjigantit turk

“Kush qëndron te Shqipëria, është sepse ka zgjedhur ngjyrat tona i bindur që është një lojtar që të mund të ndihmojë për të realizuar objektivat që kemi për të arritur në “Rusi 2018”.

Exit mobile version