Telegrafi

DC United po përgatit transferimin e Luka Modricit

DC United thuhet se ka filluar bisedimet me Real Madridin për transferimin e Luka Modricit.

Mesfushori kroat po shkon drejt përfundimit të karrierës së tij dhe skuadra nga MLS i do shërbimet e tij.

Ish-fituesi i Topit të Artë ka edhe 18 muaj në kontratën e tij dhe DC United tenton që ta transferojë atë nga Los Blancos.

Luka Modric (Foto: Getty Images/Guliver)

Zinedine Zidane është i gatshëm që të heq dorë nga lojtari, vetëm nëse e sigurojnë transferimin e Paul Pogbas ose Christian Eriksenit.

Lexo po ashtu Modric i vendosur të largohet në janar, Reali gati të pranojë ofertat

Në garë për transferimin e kroatit është edhe skuadra që është nën pronësi të David Beckhamit, Inter Miami.

Legjenda e Manchester United po ashtu po tenton ta transferojë edhe Luis Suarezin nga Barcelona që lidhet me një largim nga Camp Nou. /Telegrafi/