Telegrafi

David Luiz do ta përfundojë karrierën te Benfica

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 30: David Luiz of Chelsea arrives at the stadium prior to the Premier League match between Crystal Palace and Chelsea FC at Selhurst Park on December 30, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz është rikthyer në një lojtar titullar me ardhjen e Maurizio Sarrit në klub.

Nën udhëheqjen e Antonio Contes, Luiz kishte përfunduar një lojtar stoli që nuk preferohej thuajse kurrë nga italiane.

Por tani mbrojtësi brazilian është bërë i rëndësishëm dhe luan çdo ndeshje nga minuta e parë.

Chelsea po dëshiron t’ia vazhdojë kontratën por një marrëveshje e re mes palëve ende nuk ka ndodhur.

David Luiz. (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

31-vjeçari është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës, ndërsa Chelsea i ka ofruar edhe dy vite të tjera.

Reprezentuesi brazilian ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdoj kontratën apo jo.

Por mediat portugeze kanë raportuar se Luiz i ka premtuar një rikthim Benficas.

Qendërmbrojtësi ka luajtur për katër vite me gjigantin portugez nga 2007 deri 2011 dhe i ka premtuar se do të rikthehet për ta mbyllur atë karrierën. /Telegrafi/