Telegrafi

David Luiz largohet nga qendra stërvitore e Chelseat, gati transferimi te Arsenali

David Luiz. (Photo by Alex Burstow/Getty Images)

Pas  blerjes së Nicolas Pepe dhe huazimit të Dani Ceballos, Gunners janë afër një goditje të madhe në ditët e fundit të afatit kalimtar.   

Së pari, u raportua që Philippe Coutinho kishte rënë dakord për një marrëveshje në huazim me Arsenalin, por duket se nuk do të arrihet.

Tifozët e Arsenalit janë më shumë të prirë për një qendërmbrojtës të ri dhe L’Equipe raporton për David Luizin e Chelseat.

David Luiz te Chelsea . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Është vetë Luiz që po përpiqet ta detyrojë klubin për një transferim në Emiratet Stadium dhe madje ka refuzuar të stërvitet me Chelsean të mërkurën.

Arsenali besohet se ka marrëveshje me mbrojtësin dhe ka kontakte të avancuara mes dy klubeve nga Londra. /Telegrafi/