Telegrafi

David Luiz kërkon kalimin te Real Madridi

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 21: David Luiz of Chelsea in action during the Premier League match between Chelsea and Watford at Stamford Bridge on October 21, 2017 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Afati kalimtar i dimrit parashikohet të jetë shumë i nxehtë mes Chelseat dhe Real Madridit.

Sipas mediave angleze, David Luiz, i cili nuk po luan me Chelsean në kohën e fundit, thuhet se ka kërkuar largimin.

Gjithmonë sipas mediave ai i ka filluar bisedimet me Real Madridin.

Ai kërkon që të kalojë në Madridin që në afatin kalimtar dimëror.

Flitet se lojtari nuk ka raporte të mira me trajnerin Antonio Conte, pasi ky i fundit e ka akuzuar për disa ndeshje.

Mbrojtësi 30-vjeçar mund të vihet nën urdhrat e trajnerit Zinedine Zidane, pasi klubi mbretëror ka nevojë edhe për një mbrojtës.

Luiz ka luajtur më parë edhe te PSG për tu rikthyer pastaj përsëri në klubin londinez.

Real Madridi është në kërkim edhe të portierit Thibaut Courtois./Telegrafi/