David Dreshaj dhe Blero kanë publikuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.
“Ta dija” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Gesko, Gashi, David Dreshaj dhe Engli Versal (Yoo Engli) dhe me producim po ashtu nga ky i fundit.
Vihja melodia gjithashtu u realizua nga të njëjtit me miksim dhe masterizim nga Robert Bilbilov.
Videoja u mundësua nga SmartMotion me protagoniste në klip modelen Katerina Gjokola.
Ky është projekti i parë i Bleros që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ai mori vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishte brenda për shkak të lojës dhe mënyrës se si u shfaq. /Telegrafi/