Trajneri spanjoll, David de Gea mund të jetë në linjë për një rikthim befasues në Manchester United vetëm tre muaj pas largimit nga klubi anglez.
Spanjolli i dha fund lidhjes së tij 12-vjeçare me Unitedin në muajin korrik pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor.
Në moment dukej sikur ai do të qëndronte në Old Trafford, por klubi tërhoqi ofertën e tyre për kontratë dhe kështu De Gea shkroi një deklaratë emocionale për largimin e tij.
Erik ten Hag zgjodhi të sjellë Andre Onanën nga Interi si një zëvendësues prej 55 milionë eurosh, pasi kishte punuar me të në Ajax.
Thuhet se United i kërkoi De Geas të ndalonte gjetjen e një klubi të ri derisa të kishin nënshkruar marrëveshjen për Onanën, i cili priti një penallti të fundit kundër Copenhagës të martën mbrëma.
Por, pavarësisht lidhjeve të ndryshme, portieri më jetëgjatë në historinë e Unitedit është ende një lojtar i lirë.
Dhe në një kthesë të jashtëzakonshme të ngjarjeve, Neil Custis i The Sun pretendon se Djajtë e Kuq po planifikojnë të rikthejnë De Gean në klub.
David de Gea in line for shock return to football after Man Utd axe | @ncustisTheSun https://t.co/7FY7pVC9LO pic.twitter.com/k52VHf87l8
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) October 25, 2023
Raporti pretendon se United është gati t’i ofrojë 32-vjeçarit një marrëveshje afatshkurtër për shkak të mungesës së Onanës kur të zhvillohet Kupa e Kombeve të Afrikës.
Kur nënshkroi për United, Onana ishte tërhequr nga futbolli ndërkombëtar me Kamerunin për shkak të një mosmarrëveshjeje me menaxherin Rigobert Song.
Megjithatë, pas një periudhe 10-mujore ku ai nuk ishte i disponueshëm, Onana bëri një kthesë të madhe dhe u rikthye në skuadër në gusht.
Ai ka luajtur dy herë që atëherë dhe Unitedi mund të jetë pa portierin e tyre të parë deri në tetë ndeshje derisa ai është në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Turneu zhvillohet midis 13 janarit dhe 11 shkurtit, me Kamerunin në Grupin C me Gambinë, Guinenë dhe Senegalin. /Telegrafi/