Site icon Telegrafi

David Cameron viziton vendin ku Hamasi kishte kryer sulmin vdekjeprurës më 7 tetor

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron është duke qëndruar për një vizitë në Izrael.

Ai pritet të takohet me zyrtarët izraelitë dhe ata palestinezë në kuadër të vizitës së tij, transmeton Telegrafi.

Madje ai ka vizituar vendin ku ishte kryer sulmi vdekjeprurës nga Hamasi gjatë 7 tetorit.

Lexo po ashtu I detyrojnë të dalin jashtë, militantët e Hamasit hedhin pushkët dhe shtrihen në rërë – ushtria izraelite i zë duke dalë nga tuneli

Ish-kryeministri britanik është dërguar në kibucin Be’eri, për të parë pasojat e pushtimit të përkohshëm të militantëve të Hamasit.

Cameron ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen, i cili ia tregoi objektet e dëmtuara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version