Pas një karriere të suksesshme në fushën e futbollit, David Beckham ka hedhur hapat e parë për t’u futur në botën e filmit.
Ish futbollisi i famshëm është fotografuar për rolin e tij në premierën e filmit me metrazh të shkurtër të titulluar “Outlaws”.
“ E di që shumë sportistë kanë provuar të bëhen aktorë dhe kanë dështuar, por mua më pëlqen ta sfidoj veten “, ka thënë Beckham, i cili dukej mjaft tërheqës i veshur me T-shirt dhe xhinse.
Filmi “Outlaws” i dedikohet firmës së modës “Belstaff”. /Telegrafi/