Mbrojtësi i Hamburgut, David Bates ka mirëpritur interesimin e klubeve të Ligës Premier.
Sidoqoftë, skocezi 22-vjeçar këmbëngul se nuk po nxiton të largohet nga skuadra gjermane e Hamburgut.
Arsenal, Everton, Leicester City, Southampton dhe Watford janë në mesin e ekipeve që po interesohen për shërbimet e futbollistit.
“Gjithkush në botë po e sheh Ligën Premier, tha Bates për Hamburger Morgenpost.
“Është një nga ligat më të mira në botë, ndoshta më e mira, por pse duhet të mendoj tani për këtë?”, pohoi më tutje lojtari.
Theksojmë se futbollisti ka pasur paraqitje fantastike me skuadrën E Glasgow Rangersa vitin e kaluar derisa performancën e mirë e ka vazhduar edhe në kampionatin e ri të Gjermanisë.
Ndryshe, Bates deri më tani ka pasur 12 paraqitje për skuadrën e Hamburgut gjersa nuk ka shënuar ndonjë gol. /Telegrafi/