Telegrafi

Daut Haradinaj: Kurtit mirë po i rri kravata, por Qeverinë do ta bëjmë ne

Me rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, ka dyshimeve nëse koalicioni PAN mund ta formojë qeverinë e re me Ramush Haradinajn. Por, Daut Haradinaj nga AAK shprehet i bindur se shumë shpejt Ekzekutivi do të krijohet nga po ky koalicion.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, përmes një konference për shtyp bëri thirrje që koalicioni LAA, apo edhe deputetë nga PAN-i, t’i bashkohen partisë së tyre për ta krijuar qeverinë e re të Kosovës.

“Shumë shpejt ne do ta formojmë Qeverinë. Fjalët e fundit ofenduese të Kurtit e bëjnë atë një pretendent serioz, të duket ashtu si në fotografi. Disave ju rri mirë kravata”, ka thënë Haradinaj për Gazetën Metro.

Nga zgjedhjet e të dielës, koalicioni PAN mori besimin e afro 34 për qind të votuesve, Lëvizja Vetëvendosje 27,16 për qind të votave, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa 25,79 për qind.